Drejtoresha e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, Tiranë dhe 4 punonjës të tjerë u pezulluan nga detyra për dhënie të lejes së qendrimit në shkelje me ligjin për shtetasit arabë dhe egjiptianë.
“Është e dokumentuar se kjo veprimtari e kundraligjshme është kryer për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Përfshirja e punonjësve të shtetit në trafikimin e paligjshëm të arabëve u publikua në emisionin Top Story në Top Channel. Hetimi i Top Channel tregoi se si bashkëshorti i Drejtoreshës së Kufirit, Sami Hoxha sillte në vend arabë dhe egjiptianë me qëllim më pas kalimin drejt Italisë kundrejt shumës 13 mijë euro.
Hoxha i siguronte emigrantëve pajisjen me leje qendrimi në Shqipëri përmes hapjes një kompanie fantazëm.
Emri i Sami Hoxhës dhe përfshirja e tij në trafik doli gjatë investigimit të emisionit dhe ku emigranti Salem Shehabeldin, tregoi se Samiu i kishte propozuar të bashkëpunojë për të sjellë shtetas nga vendet arabe për t’i çuar në Itali ose Rumani