Pezullohen dy psikologë në burgun e Reçit, dyshohen për korrupsion

Nga Exit News
Pezullohen dy psikologë në burgun e Reçit, dyshohen për korrupsion

Dy psikologë të burgut të Reçit në Shkodër u pezulluan nga detyra pasi në media u publikuan imazhe ku dyshohet se ata kërkojnë rryshfet.

Ata u pezulluan deri në përfundimin e një hetimi administrativ të nisur ndaj tyre.

Denoncimi mbi rastin erdhi në emisionin “Stop” nga bashkëshortja e shtetasit Martin Tusha, e cila pretendoi se dy specialist-psiokologët i kanë kërkuar para në këmbim të shërbimeve, përkatësisht Mario Laloshi ka kërkuar 100 euro, ndërsa Arnaldo Hoxha 200 mijë lekë.

Burgu i Reçit u hap në vitin 2018 si një investim një bashkëfinancuar nga BE dhe qeveria shqiptare.

Rasti u bë publik në media ndërsa për pezullimin e dy psikologëve nuk kanë vepruar drejtuesit e burgut të Reçit por drejtpërdrejtë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>