
Një mjek dhe një infermiere në QSUT janë pezulluar nga detyra pas hetimit nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), të enjten. Personat e pezulluar nga detyra janë E.P., mjek kardiokirurg dhe T.F., infermiere.
Ata dyshohen se janë të përfshirë në një skemën korrupsionit, e zbuluar gjatë hetimeve të SPAK per gjyqtaren e Gjykatës së Krujës Enkeleda Hoxha. Kjo e fundit u la në burg nga Gjykata e Posaçme të enjten.
SPAK gjatë hetimeve ka zbuluar se sekretarja gjyqësore E.M, e gjyqtares Hoxhaj i ka dhënë shpërblim mjekut E.P për një operacion.