Reshjet e shumta të shiut në Elbasan kanë pezulluar mësimin në dy shkolla.
Në një njoftim zyrtar për gjendjen e përgjithshme në qytet, tregohet se një shkollë nuk zhvillon dot mësimin për shkak të se është prishur çatia, ndërsa një tjetër për shkak të rritjes së nivelit të përroit.
Gjithashtu raportohet se lumenjtë Shkumbin e Devoll kanë prurje të konsiderueshme, por nuk ka ndryshim nga mbrëmja e djeshme.
Njësitë administrative Lunik, Librazhd, nje pjese tek dogana ne Qaf Thane, Kodovjat, Kukur Gramsh, Shushice dhe Belsh janë pa energji elektrike.