Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Beratit, akuzohet për trajtim çnjerëzor

Nga Exit News
Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Beratit, akuzohet për trajtim çnjerëzor

Gjykata e Beratit ka pezulluar nga detyra Drejtorin e Burgut të Beratit, Hiqmet Këlliçi, për trajtim çnjerëzor ndaj një të burgosuri, raporton Balkanweb.

Ai akuzohet se ka izoluar të burgosurin Krios Vangjeli nga 13-20 Janar 2020 dhe e ka mbajtur në dhomën e izolimit me pranga, duke e lënë edhe më tej afateve që e lejon ligji.

Këlliçi ka urdhëruar punonjësit e burgut të trajtojnë të burgosurin në mënyrë çnjerëzore.

Gjithashtu, ai u akuzua edhe nga Shërbimet e brendshme të Burgjeve për lirimin me kusht të një të dënuarin në shkëmbim të rryshfetit, si dhe për moslejim të takimeve me avokatët në paraburgim.

Në gusht të 2020, ai u akuzua edhe për emërimin si shef të Policisë së Burgut, 54-vjeçari Hetem Llapaj, i pezulluar nga detyra dhe nën hetim nga Prokuroria e Gjirokastrës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>