Klinton Spahiu, gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrësit u pezullua nga detyra Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve, KLGJ, më 2 qershor 2021. Vendimi erdhi pas kërkesës së Gjykatës së Krimeve të Rënda, më 2017.
Klinton Spahiu sëbashku me dy gjyqtarë të tjerë u dënuan me 3 vite burg për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Sipas dokumenteve të prokurorisë, gjyqtarët kishin përfituar disa herë udhëtime jashtë vendit, në mënyrë të jashtëligjshme nga sipërmarrës në konflikt interesi.
Në një rast, tre gjyqtarët kanë udhëtuar drejt Spanjës për të ndjekur ndeshjen Real Madrid-Barcelona, i gjithë udhëtimi i sponzorizuar nga sipërmarrësin Namik Sadiku. Ky i fundit është gjithashtu në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.