Prodhuesi gjerman BioNTech po punon për marrjen e miratimit për një version më jetëgjatë të vaksinës antiCOVID, sipas një raportimi të Reuters.
Vaksina e re ka një jetëgjatësi deri në 6 muaj dhe ruhet në frigoeriferë në temperatura nga 2 deri në 8 gradë celsius, sipas Shefit Ekzekutiv të kompanisë, Ugur Sahin.
“Formulimi ynë i parë duhej të ruhej dhe dërgohej në minus 80 gradë. Tani kemi, ndërkohë, një formulim që nuk është aprovuar ende … i cili mund të ruhet në dy deri në tetë gradë,” tha Sahin një konference të Financial Times.
Ai shtoi se pritej vendimi i agjensive rregullatore.
“Më shumë gjasa do të arrijmë qëndrueshmëri gjashtë muaj në dy deri në tetë gradë,” deklaroi Sahin.
Bashkëpunimi mes kompanive amerikane Pfizer dhe asaj gjermane BioNTech në prodhimin e vaksinës antiCovid ka qënë aq i frytshëm, sa Shefi Ekzekutiv bëri me dije se kanë arritur të tejkalojnë objektivin e vendosur për vitin 2021.
Nga 2.5 miliard vaksina, kompanitë kanë arritur të prodhojnë rreth 3 miliardë doza.
“Ekipet tona bënë një punë të shkëlqyeshme për të rritur më tej shkallën e prodhimit për të dalë tani me numra që arrijnë në 3 miliardë doza,” pohoi Sahin.
“Jemi të lumtur që nuk po përballemi me shumë probleme teknike dhe respektojmë planin e furnizimeve,” përfundoi ai.
Rikujtojmë se kreu i Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen deklaroi muajin e shkuar se BE po diskutonte nënshkrimin e një marrëveshje tjetër me Pfizer/BioNTech për furnizimin në perjudhën kohore 2022-2023 me 3.8 miliard doza.