Pfizer do të shpërndajë vaksinën me avion frigoriferik në të gjithë botën

Nga Exit News
Pfizer do të shpërndajë vaksinën me avion frigoriferik në të gjithë botën

Kompania ajrore amerikane ‘United Airlines’ të premten filloi proceduart për organizimin e fluturimeve charter për të shpërndarë vaksinën e Pfizer dhe BioNTech për COVID-19, sipas një raporti të brendshëm të parë nga Wall Street Journal.

Në një deklaratë për gazetën amerikane The Hill, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha se po “mbështeste të parët dërgesë massive ajrore të vaksinës”.

FAA tha se po punon me prodhuesit, kompanitë ajrore dhe aeroportet për të udhëzimin e transportit të vaksinës në sasi të mëdha në avionë charter me akull. Gjithashtu, autoritetet u shprehën se do të ketë fluturime të posaçme për shpërndarjen e vaksinën gjatë gjithë 24 orëshit.

Për shkak të ndërlikimeve në transport,Pfizer kërkon një temeperaturë të ulët ngrirje. Kompania ajrore ende nuk ka dhënë një deklaratë për gazetën The Hill, për mënyrën se si do të bëhet transporti.

Përdorimi i avionëve për transportin e vaksinës ishte parashikuar nga Pfizer. Kompania ka parashikuar edhe ngritjen e dhomave frigoriferike në SHBA dhe në Evropë.

Pfizer did not respond to a request for comment by The Hill.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>