Pfizer gjen vaksina fallso në Meksikë dhe Poloni

Nga Exit News
Pfizer gjen vaksina fallso në Meksikë dhe Poloni

Kompania farmaceutike e SHBA Pfizer ka identifikuar versione të falsifikuara të vaksinës së saj në Meksikë dhe Poloni.

Dozat u sekuestruan nga autoritetet e dy vendeve dhe u konfirmuan nga testet si të rreme.

Në Meksikë, versioni i falsifikuar iu injektua rreth 80 njerëzve në një klinikë.

Vaksina e rremë dukej fizikisht e padëmshëm, por nuk ofronte mbrojtje kundër koronavirusit.

Zëdhënësi i qeverisë meksikane, Hugo Lopez-Gatell, deklaroi se policia kibernetike zbuloi në rrjetet sociale oferta  deri në 2,00 dollarë për një dozë të “vaksinës”.

Autoritetet arrestuan disa persona të dyshuar për mashtrim.

Në Poloni dozat nuk ishin injektuar, teksa ato u gjendën në banesën e një burri.

Lev Kubiak, shefi i sigurimit të Pfizer, u shpreh se numri i kufizuar i vaksinave dhe kërkesa globale në rritje, kanë sjell rritje edhe në tentativat për mashtrim.

Ne kemi një furnizim shumë të kufizuar, një furnizim që do të rritet ndërsa rritemi dhe kompanitë e tjera hyjnë në hapësirën e vaksinave. Në ndërkohë, ekziston një mundësi e përsosur për kriminelët,” i tha ai WSJ.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>