Pfizer synon Indinë, aplikon për përdorim emergjent të vaksinës

Nga Exit News
Pfizer synon Indinë, aplikon për përdorim emergjent të vaksinës

Kompania Pfizer ka aplikuar për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës së saj koronavirus në Indi. Kjo është kompania e parë që aplikon për vaksinën në Indi, vendin e dytë në botë me numrin më të lartë të të infektuarve.

Kompania amerikane, vaksina e së cilës u miratua kohët e fundit nga qeveria britanike, ka aplikuar pranë Kontrolluesit të Përgjithshëm të Barnave të Indisë (DCGI).

Zyrtarët në DCGI dhe ministria e shëndetësisë nuk iu përgjigjën kërkesave të mediave për komente mbi aplikimin.

Megjithatë ata kanë deklaruar vazhdimisht se ata po shpresojnë kryesisht tek vaksinat e testuara në vend në vend të atyre të zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna Inc.

Vaksina e Pfizerit ka kushte specifike ruajtje, ajo duhet të ruhet në minus 70 gradë Celsius (-94 F) ose më poshtë, temperatura që shumica e depove indiane nuk mund t’i arrijnë.

India ka raportuar më shumë 9.57 milion raste COVID-19, prapa vetëm Shteteve të Bashkuara, ndërsa mbi 140 mijë persona kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>