Argumentet kryesore të vendimit të gjykatës për rikthimin në detyrë të Luan Dacit

Nga Exit News
Argumentet kryesore të vendimit të gjykatës për rikthimin në detyrë të Luan Dacit

Para një jave, Gjykata e Posaçme e Apelit hoqi pezullimin nga detyra të Luan Dacit duke i hapur rrugë kthimit si gjyqtar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA).

Në një vendim mjaft kontradiktor, trupa gjykuese e përbërë nga Dhimitër Lara, Nertina Kosova dhe Sokol Binaj argumentuan se zoti Daci nuk ka fallsifikuar dokumentat.

Exit News sjell më poshtë argumentet kryesorë të vendimit ndaj Dacit.

Gjykata argumenton se Daci nuk ka fallsifikuar dokumentat, pasi nuk ka patur qëllim të ndryshojë të vërtetën dhe nuk ka ndryshuar vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësi. Sipas saj fallsifikimi i dokumentave është fshirja, zhdukja, ndryshimi apo shtrembërimi i rrethanave. Kjo nuk ka ndodhur pasi, zoti Daci nuk ka paraqitur një vendim të KLD-së, me rrethana të tjera.

Gjykata vijon duke pohuar se asnjë normë ligjore nuk kërkon shënimin apo tregimin e masës disiplinore ‘largim nga detyra’. Por ligji për vetingun parashikon se kandidati për KPK dhe KPA, duhet të dorëzojë një kopje të noterizuar të faktit se nuk ka marrë një masë disiplinore largimi nga detyra-e cila është kusht ligjor dhe duhet të dorëzohet pranë Presidentit. Luan Daci nuk e ka dorëzuar këtë dokument dhe ka pohuar se nuk ka marrë asnjë masë disiplinore.  Neni 6 i ligjit të vetingut përcakton qartësisht kriteret se mungesa e njërit prej dokumenteve skualifikon kandidatët.

Apeli argumenton se edhe pse Luan Daci, nuk ka treguar masën disiplinore në kërkesën për shprehjen e interesit, kjo nuk përbën fallsifikim të dokumentit. Sipas trupit gjykues, moshënimi i largimit nga puna në kërkesën dërguar Presidentit, nuk përbën fallsifikim, sepse kërkesa nuk është dokument ligjor, por thjesht dokument që shpreh interesin e kandidatit.

Në përfundim të vendimit, trupi gjykues arriti në përfundim se mohimi dhe mostregimi i këtij fakti nga Daci nuk është e paligjshme dhe kështu masa e pezullimit nga detyra ndaj Dacit duhet të hiqet.

Luan Daci u pezullua nga detyra në KPA, më 20 maj, me vendim të Gjykatës së Posaçme, pas hetimeve të SPAK për shkak të akuzave për falsifikim dokumentesh, por ai e ankimoi vendimin në apel.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>