
Paketa anti-shpifje e kaluar në parlament këtë javë prej qeverisë është cilësuar nga organizatat e medias si mjet censure për faktin se Autoriteti i Mediave Audiovizive merr kopetencat e gjykatave duke vendosur gjoba të majme me efekte ekzekutive.
Posteri i mëposhtëm është analogji e novelës së George Orwell “1984” botuar në vitin 1949. Novela e Orwell flet për një realitet të trilluar ku shteti ka marrë trajtat më totalitare të kontrollit të informacioni, ideve dhe qasjeve politike sa t’u diktojë qytetarëve propagandë, mbikëqyrje dhe kontroll.