Ish-peshëngritësi shqiptar Pirro Dhima ka deklaruar se ai është grek i lindur në Shqipëri. Komentin Dhima e ka bërë për gazetaren greke Elena Akrita, lidhur me një artikull të saj lëvdues për të:
“Kampioni ynë me origjinë shqiptare në atë moment i dha një leksion demokracie parlamentit grek”.
Ndërsa, Dhima ju përgjigjë se:
“Më lejoni vetëm një korrigjim. Unë nuk jam me origjinë shqiptare, jam një grek i lindur në Shqipëri. Një fëmijë i pakicës. Sigurisht që besoj se është e paqëllimshme ajo që keni shkruar. Gjithsesi doja ta theksoja”.
Piro Dhima ka lindir në Himarë. Ai fitoi tri herë medaljen e artë olimpike, në Barcelonë 1992, në Atlanta 1996 dhe në Sydney 2000, ndërsa në Lojëratë Olimpike në Athinë në vitin 2004 ai fitoi medaljen e bronzit. Dhima Ka fituar dhe tre tituj botērorē (1993, 1995 edhe 1998).