Pjerin Ndreu: Ata që shkruan aktin normativ, nuk e dinë ç’do të thotë të të prishet dasma

Nga Exit News
Pjerin Ndreu: Ata që shkruan aktin normativ, nuk e dinë ç’do të thotë të të prishet dasma

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka mbështetur protestën e pronarëve të lokaleve në Lezhë, të cilët pretendojnë se policia po ndalon zhvillimin e dasmave vetëm në lokalet e tyre, ndërsa në zona të tjera puna vijon si normalisht.

Në një mesazh në Facebook, Ndreu shprehet se ‘është e qartë se ka diskriminim me qytetet e tjera’, pasi ‘në Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë nuk i ndalon askush dasmat.’

Ndreu tha se ata që kanë shkruar aktin normativ që ndalon organizimin e dasmave në lokale për shkak të pandemisë së koronavirusit, ‘si duket se kanë haberin se ca do me thënë me të prishë dasmën’.

Një ditë më parë, pronarët e lokaleve të dasmave në Lezhë protestuar kundër trajtimit më të ashpër që policia ka bërë ndaj tyre.

Pronarët thanë se dasmat e anuluara në lokalet e tyre, tani i kanë marrë lokalet në Kurbin e Mirditë që vazhdojnë të qetë punën.

Dy javët e fundit në Lezhë janë ndëshkuar 12 lokale që zhvillonin dasma.

Sipas aktit normativ të qeverisë, ndalohet grumbulli i qytetarëve në ambiente të mbyllura. Bizneset më të prekura nga kjo masë janë dhe lokalet që organizojnë dasma dhe aktivitete të tjera të kësaj natyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>