Pjerin Ndreu kundër qeverisë: S’mund të prishni ndërtime në bregdet në fillim të sezonit turistik

Nga Exit News
Pjerin Ndreu kundër qeverisë: S’mund të prishni ndërtime në bregdet në fillim të sezonit turistik

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu kundërshtoi vendimin e qeverisë për të shembur ndërtimet pa leje në bregdet në bregdet, në fillim të sezonit turistik dhe pa lajmëruar bashkitë.

Ish-deputeti socialist iu bashkua shqetësimit të kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi dhe teksa merrnin pjesë në një takim me ministrat Lleshaj e Klosi për turizmin, Pjetri u shpreh:

“Bashkohem me shqetësimin e zonjës Voltanë. IKMT nuk mund të veprojë si çetë atje, pa dijeninë e kryetarit të bashkisë.

Mos harrojmë që jemi në datën 10 qershor. Jemi në pragun e sezonit turistik dhe barra e përgatitjes bie mbi bashkitë, mbi ne, puna jonë do të vendosë ekuilibrat, nëse do të bëjmë një sezon dinjitoz.”

Ndreu theksoi se këto vendime duhen diskutuar më pare dhe me bashkikë dhe duhet bashkërenduar puna mes institucioneve për të mos pasur ndikim negativ në sezonin turistik, veçanërisht këtë vit kur vendi u përball me pandeminë e koronavirusit.

Kryebashkiaku u shpreh:

“IKMT të vijë me diskutim paraprak, ku ne të biem dakord, ti shërbejmë turizmit, jo ta bëjmë rrëmujë turizmin, shemb ca objekte, i lë rrëmujë dhe i lë aty, unë nuk kam kapacitet për t’i hequr dhe ti i bën rrëmujë.

I kam thënë kryeministrit mbrëmë, ne nuk jemi policë të rreshtit, kryetari i bashkisë, boll është sfumuar. Ka ardhur koha që ligji për vetëqeverisjen vendore të shikohet me kujdes. Boll është bërë izolimi i kompetencave të pushtetit lokal, që ne të injorohemi në mënyrë kaq të cuditshme.”

Shqetësimeve të Ademit dhe Ndreu, ministri Lleshaj iu përgjigj duke thënë se IKMT-ja do të vazhdojë punën e saj pa u bashkërenduar me bashkitë:

“IKMT marrëdhëniet me shkelësit e ligjit i ka të drejtpërdrejta dhe nuk kalojnë nga kryetari i bashkisë, nuk negociohet me kryetarin e bashkisë për të rivendosur ligjin në një vend që është shkelur.”

IKMT nisi sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë, aksion gjatë së cilit pati përplasje me qytetarët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>