Zgjedhjet rajonale në Francë kanë rezultuar dështim për partinë e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kundërshtaren e tij të së djathsës ekstreme Marine Le Pen pasi mbështetja për to ka qenë shumë poshtë pritshmërive.
Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 33%, më e ulëta e regjistruar ndonjëherë. Le Pen e quajti këtë “katastrofë qytetare” dhe fajësoi kundërshtarin e saj.
“Le ta pranojmë, rezultatet u shënuan nga një abstenim historik prej gati 70% për shkak të mosbesimit ndaj një sistemi zgjedhor, i cili u lë votuesve ndjenjën se asgjë nuk mund të ndryshojë,” tha ajo.
Një sondazh i Ipsos tregon se partia tradicionale konservatore ‘Les Républicains’ ka fituar 27% të votave, e ndjekur nga ‘Rally National’ e Le Pen me 19%. Të Gjelbrit, Partia Socialiste dhe La ‘République En Marche’ e Macron janë të gjithë me 11%.
Kjo përqindje i mjafton partisë së presidentit francez për të kaluar në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të zhvillohet në 27 qershor.
Kjo është hera e parë që partia e Presidentit Macron merr pjesë në zgjedhjet rajonale – La République en Marche nuk ekzistonte herën e fundit që u mbajtën në 2015.
Partia e tij nuk pritej të dilte mirë në këto zgjedhje. Megjithatë ajo ka dalë ende më keq sesa pritej.
Zgjedhjet rajonale në Francë zhvillohen në sistemin proporcional me dy raunde. Listat e kandidatëve që kanë marrë të paktën 10% të votave në raundin e parë kalojnë për t’u votuar në raundin e dytë.
Zgjedhjet do të japin një panoramë se si është gjendja e partisë së ekstremit të djathtë të Marie Le Pen dhe asaj të presidentit aktual, Emanuel Macron.