Pjesëmarrje e ulët, partitë e Macron dhe Le Pen dështojnë në zgjedhjet rajonale në Francë

Nga Exit News
Pjesëmarrje e ulët, partitë e Macron dhe Le Pen dështojnë në zgjedhjet rajonale në Francë

Zgjedhjet rajonale në Francë kanë rezultuar dështim për partinë e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kundërshtaren e tij të së djathsës ekstreme Marine Le Pen pasi mbështetja për to ka qenë shumë poshtë pritshmërive.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 33%, më e ulëta e regjistruar ndonjëherë. Le Pen e quajti këtë “katastrofë qytetare” dhe fajësoi kundërshtarin e saj.

“Le ta pranojmë, rezultatet u shënuan nga një abstenim historik prej gati 70% për shkak të mosbesimit ndaj një sistemi zgjedhor, i cili u lë votuesve ndjenjën se asgjë nuk mund të ndryshojë,” tha ajo.

Një sondazh i Ipsos tregon se partia tradicionale konservatore ‘Les Républicains’ ka fituar 27% të votave, e ndjekur nga ‘Rally National’ e Le Pen me 19%. Të Gjelbrit, Partia Socialiste dhe La ‘République En Marche’ e Macron janë të gjithë me 11%.

Kjo përqindje i mjafton partisë së presidentit francez për të kaluar në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të zhvillohet në 27 qershor.

Kjo është hera e parë që partia e Presidentit Macron merr pjesë në zgjedhjet rajonale – La République en Marche nuk ekzistonte herën e fundit që u mbajtën në 2015.

Partia e tij nuk pritej të dilte mirë në këto zgjedhje. Megjithatë ajo ka dalë ende më keq sesa pritej.

Zgjedhjet rajonale në Francë zhvillohen në sistemin proporcional me dy raunde. Listat e kandidatëve që kanë marrë të paktën 10% të votave në raundin e parë kalojnë për t’u votuar në raundin e dytë.

Zgjedhjet do të japin një panoramë se si është gjendja e partisë së ekstremit të djathtë të Marie Le Pen dhe asaj të presidentit aktual, Emanuel Macron.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>