Atentat me armë në Elbasan, plagoset Ardian Çapja

Nga Exit News
Atentat me armë në Elbasan, plagoset Ardian Çapja

Ardian Çapja është plagosur me armë zjarri sot, rreth orës 09:37 në Krastë të Elbasanit. Ai është transportuar në spital në Tiranë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë hotelit të Çapjas, hotel ‘Univers’.

Pas atentatit, autorët kanë braktisur dhe djegur makinën në zonën e njohur si Fushë Mbret. Brenda në makinë ka pasur fishekë, të cilët kanë shpërthyer nga djegia duke plagosur njërin prej zjarrfikësve që po shuante flakët.

Ardian Çapja është anëtar i familjes Çapja, e njohur në Elbasan për përfshirjen në shumë ngjarje të rënda kriminale. Fisi Çapja është një prej fiseve më famëkeq në Elbasan. Fisi prej vitesh është në konflikt me fisin Mema. Nga ky konflikt kanë vdekur 8 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë që prej vitit 2005.

Ardian Çapja është arrestuar më parë në flagrancë për veprat penale ‘vrasje e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtja pa leje”.

Ai dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje.

Dyshohet se ai, së bashku me të afërm të tij ka kryer disa vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016.

Në vitin 2017, Ardian Çapja u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>