Gazetari hollandez i krimit Peter R. de Vries, i njohur për punën e tij në hetimin e botës së krimit u plagos të martën në Amsterdam, raportoi Euroactive. Televizioni holandez RTL tha se De Vries sapo ishte larguar nga zyra e tij në qendër të Amsterdamit kur u godit me armë në kokë.
Policia arrestoi 3 persona të dyshuar për vrasjen.
“Ai ishte plagosur rëndë dhe po lufton për jetën e tij,” tha Kryetari i Bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema në një konferencë për shtyp në televizion. “Ai është një hero kombëtar për të gjithë ne. Një gazetar i rrallë, i guximshëm, i cili pa u lodhur kërkoi drejtësi”, shtoi kryebashkiaku.
Kryeministri Hollandez Mark Rutte e quajti sulmin “tronditës dhe të pakuptueshëm. Ishte një sulm ndaj një gazetari të guximshëm dhe gjithashtu një sulm ndaj shtypit të lirë që është kaq kritik për demokracinë tonë. ”