Admir Mulaj, vëllai i anëtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është plagosur disa ditë më parë.
Sipas Report Tv, ngjarja ka ndodhur në Farkë por nuk është bërë publike nga policia.
Mulaj ka deklaruar se nuk e njeh personin, i cili e ka goditur me thikë atë.
Policia po punon për kapjen e autorit ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.