Plagoset në Berat një polic

Nga Exit News
Plagoset në Berat një polic

3 vëllezër G.M., M.M. dhe A.M (vëllezër) plagosën një polic, gjatë konfliktit me shtetasit A.M dhe bashkëshorten e tij shtetasen O.M, rreth orës 20:20, në Berat.

“Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, tre vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi Policia.

Personat janë shoqëruar në polici.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>