
Një minator, 32 vjeç, i minierës së Bulqizës u plagos në punë. Sipas njoftimit të Policisë të shtunën, “në galeri u shemb një copë minerali dhe u lëndua shtetasi H. R., 32 vjeç,(punëtor).
I dëmtuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut per jetën.
Policia nisi hetimin për përgjegjësin teknik të galerisë me akuzën e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.