Plagoset një minator në galerinë e Albchrome në Bulqizë

Nga Exit News
Plagoset një minator në galerinë e Albchrome në Bulqizë

Një tjetër minator u plagos të mërkurën në galerinë e Albchrome në Bulqizë në pronësi të Samir Manes.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës SMBB njoftoi se minatori 31 vjeçar  që u plagos është Edi Beka . Ai u plagos gjatë kohës që po punonte në galeri dhe është dërguar me helikopter në Tiranë.

Një burim nga spitali i Bulqizës i tha BIRN se i plagosuri kishte dëmtime të kraharorit dhe dyshohej për thyerje të brinjëve.

Policia e Dibrës njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 11.05 por nuk ka bërë me dije galerinë se ku ka ndodhur ngjarja.

SMBB shkruan se  “në deklaratën e policisë nuk përcaktohet se në cilën minierë dhe kompani ka ndodhur ky aksident. Ndërsa kompania Albchrome sërish ia hedh fajin minatorit për aksidentin”.

Sindikata i ka kërkuar  institucioneve përkatëse të hetojnë ngjarjen deri në fund.

Kompania AlbChrome pjesë e grupit Balfin  është koncensionari më i madh në zonën e Bulqizës.

Albchrome fajësoi për pakujdesi minatorin e aksidentuar.

“Fadroma që po manovronte brenda në minierë ka dëmtuar strukturën armatike kuadratike me profile metalike, në zonën e Qafë Buallit. Si pasojë e kësaj pakujdesie është lënduar fadromisti E.B”, thuhet në reagimin e Albchrome.

Ky është aksidenti i shtatë që ndodh në këtë galeri.

Më 24 shkurt minatori Fiqiri Karaj humbi jetën në minierat e Zonës D në Bulqizë.

Me gjithë vdekjet e shumë minatorëve në minierat e kromit në Bulqizë, asnjë drejtues apo pronar i kompanive koncesionare nuk është ndjekur penalisht në tre vitet e fundit.

Në shumicën e rasteve fajtor është bërë minatori duke thënë se “nuk është treguar i kujdesshëm”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>