Plagoset punonjësi i burgut të Peqinit, policia arreston autorin

Nga Exit News
Plagoset punonjësi i burgut të Peqinit, policia arreston autorin

Policia e Peqinit ka arrestuar personin që plagosi me kallashnikov sot mbasdite punonjësin e Burgut të sigurisë së lartë të Peqinit. Idajet Paja 41-vjeçar, u plagos sot mbasdite jashtë burgut.

Sot, gjithashtu, një person u qëllua me armë zjarri pasditen e së martës në Shkodër duke mbetur i plagosur rëndë.

Prej së premtes, 23 prill, Shqipëria është tronditur nga 12 vrasje, vetëvrasje apo plagosje.

Sot dy të rinj plagosën një moshatar tjetër me thikë në Tiranë. Katër persona u vranë të hënën në rrethinat e Lezhës dhe Durrësit, ndërsa 2 të tjerë u vetëvranë në Elbasan dhe Përrenjas.

Të premten, 23 prill, katër ngjarje të rënda u regjistruan edhe në Korçë, Elbasan e Laç, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Ngjarjet nuk kishin lidhje me njëra tjetrën, por ndodhën në një kohë kur këtë javë nisi dhe lehtësimi i masave kufizuese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>