Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Ministria e Jashtme bëri publike ‘planin e integrimit’- një plan me 15 rekomandime që duhen përmbushur deri tremujorin e parë të vitit 2021, kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare – e cila përcakton fillimin në praktikë të negociatave Shqipëri-BE.
Plani i integrimit përmban të gjithë kushtet e vëna nga Bashkimi Europian për Shqipërinë
Exit News sjell më poshtë ‘Planin e Intgrimit’:
- Miratimi i reformës zgjedhore;
- Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese;
- Funksionimi i Gjykatës së Lartë;
- Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK;
- Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar;
- Ulja e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Hollandën, Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Irlandën;
- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies;
- Vazhdimi i Reformës në Drejtësi;
- Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;
- Progres në reformën e administratës publike;
- Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive, administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt;
- Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese;
- Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM;
- Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censusit;
- Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave.