Plani i Integrimit – 15 kushtet që duhen plotësuar para fillimit të negociatave me BE-në

Nga Exit News
Plani i Integrimit – 15 kushtet që duhen plotësuar para fillimit të negociatave me BE-në

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Ministria e Jashtme bëri publike ‘planin e integrimit’- një plan me 15 rekomandime që duhen përmbushur deri tremujorin e parë të vitit 2021, kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare – e cila përcakton fillimin në praktikë të negociatave Shqipëri-BE.

Plani i integrimit përmban të gjithë kushtet e vëna nga Bashkimi Europian për Shqipërinë

Exit News sjell më poshtë ‘Planin e Intgrimit’:

  1. Miratimi i reformës zgjedhore;
  2. Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese;
  3. Funksionimi i Gjykatës së Lartë;
  4. Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK;
  5. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar;
  6. Ulja e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Hollandën, Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Irlandën;
  7. Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies;
  8. Vazhdimi i Reformës në Drejtësi;
  9. Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;
  10. Progres në reformën e administratës publike;
  11. Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive, administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt;
  12. Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese;
  13. Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM;
  14. Miratimi i  Ligjit (të amenduar) të Censusit;
  15. Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>