Plani i PD për rininë, Basha premton uljen e papunësisë dhe emigrimit

Nga Exit News
Plani i PD për rininë, Basha premton uljen e papunësisë dhe emigrimit

Partia Demokratike ka prezantuar sot programin për rininë ku theksoi se pikat kryesore do të jenë zgjidhja e problemit të papunësisë dhe krijimi i kushteve për t’i nxitur të rinjtë të mos emigrojnë pas studimeve.

Kreu i PD, Lulzim Basha nënvizoi gjatë fjalës së tij se 94% e shqiptarëve studiojnë jashtë vendit nuk duan të kthehen më ndërsa shumica e të rinjve brenda vendit do të donin të emigronin.

Basha deklaroi se inovacioni do të jetë në krye të listës së përparësive për të rinjtë. Ai premtoi se do të krijoj 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, “për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimin në vend.”

Përmes rritjes së cilësisë së arsimimit ai tha se do të krijohën më shumë mundësi punësimi.

Nga ana tjetër Basha shtoi se 10 mijë studentëve më të mirë do tu ofrohen praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj.

Sa i përket tarifave të studimit, kreu i demokratëve premtoi se “studentët që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master” ndërsa ata që vijnë nga familje me mbi 64.000 lekë të reja në muaj “do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare.”

LEXO  Basha akuzon Ramën si personin që ka lejuar trafikun e kanabisit

“5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta.”, shtoi Basha.

Ai tha gjithshtu se asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do t’i kalojnë të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë.

3 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme