Plotësimi i vendeve në Gjykatën e Lartë dhe pastrimi i gjyqësori janë prioritet e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim njofton se ka takuar të enjten ministren e Drejtesisë Etilda Gjonaj për të diskututar për prioritetet gjatë vitit 2021.
Ajo theksoi se reforma në drejtësi po zbatohet hap pas hapi.
Gjykata e Lartë ka një kuroum prej 3 gjyqtarësh. Sipas ligjit për Pushtetin Gjyqësor, Gjykata e Lartë mund të shqytojë të gjitha çështjet me përjashtim të atyre që gjykohen nga Gjykatat e Posaçme dhe ligjshmërinë e akteve normative, pasi kërkohet një trup prej 5 gjyqtarësh.
Ndërkohë KLGJ ka hapur garën për plotësimin e vendeve në GJL nga rradhët e gjyqësorit. Ndërsa për vendin e katërt nga rradhët e jashtëgjyqësorit është kualifikuar vetëm Dariel Sina.