Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka premtuar për familjet në nevojë se shteti do të paguajë detyrimin deri në 200 kilovat energji. Deklarata e Bashës vjen pas lajmit që një i ri në Kamëz i ka dhënë fund jetës pasi nuk kishte para për të paguar dritat. Madje ai bën publike dhe fjalët e fundit të të riut para se të vetëflijohej. “Ku kam mundësi unë të paguaj kaq para? Veç të vras veten…” Këto kanë qenë fjalët e fundit të 31-vjeçarit Klajdi Muça, në zyrën e OSHEE-së në Kamzë, që janë dëgjuar nga dhjetëra dëshmitarë mesditën e së hënës. Fatura që i duhej të paguante, në mënyrë që OSHEE-ja të mos i priste dritat, ishte 80 mijë lekë të rinj. Klajdi, babai i një fëmije të mitur, në pamundësi të sigurimit të shumës së parave i ka dhenë fund jetës duke u vetvarur”, shkruan Basha në Facebook.
Kreu i opozitës e cilëson këtë dramë të përsëritur dhe kërkon që kjo të marrë fund. “Në qeverisjen tonë buka, uji dhe dritat do të jenë të garantuara për cdo familje. Qytetari nuk do të jetë më i harruar dhe i braktisur ne deshperim”, mbyll reagimin e tij ldieri demokrat.