Poliçani në shtetrrethim: ndalohen hyrje-daljet nga qyteti

Nga Exit News
Poliçani në shtetrrethim: ndalohen hyrje-daljet nga qyteti

Bashkia e Poliçanit ka vendosur ndalimin e hyrjes në qytet të çdo personi që nuk është banor i qytetit dhe të atyre që vijnë nga Tirana apo ka udhëtuar jashtë shtetit 14 ditët e fundit.

Me Vendim të Këshillit Bashkiak, në hyrje të qytetit është ngritur një postbllok policie, i cili verifikon çdo makinë që hyn në qytet.

Nga ky urdhër preken dhe ish-banorët e Poliçanit që mund të kenë ende familjarë në Poliçan. Ata nuk do të mund të hyjnë në qytet derisa të kalohet rreziku nga koronavirusi.

Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj sqaroi se arsyeja e kësaj mase ekstreme është sepse shumica e banorëve të Poliçanit kanë punuar për vite me radhë në Uzinën e Armëve dhe vuajnë nga mushkëritë e sëmundjet të tjera profesionale, ndaj infektivi me Covid-19 do të ishte fatal për to.

“Janë 800 familje që rrezikojnë jetën nga momenti në moment dhe nëse ka një rast këto familje nuk i mbushin një orë. Për këtë u detyruam që të marrim masa të jashtëzakonshme. Me miratim edhe nga policia e shteti, ngritëm një postbllok i cili do të jetë filtër për qytetin tonë për të gjithë ish-banorët e qytetit që jetojnë në Itali apo në Tiranë që të mos lejohen të futen derisa të kalojë kjo epidemi”, u shpreh ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>