Policia ka gjobitur 1 798 qytetarë me rreth 38 milionë lekë gjoba ose ndryshe rreth 307 mijë euro, për thyerjen e kufizimeve të lëvizjes dhe aktiviteteve gjatë pandemisë së koronavirusit.
Prej 16 marsit, kur u vunë në zbatim masat – kliko këtu për t’u njohur me kufizimet dhe gjobat – policia ka vënë mesatarisht 20 mijë euro gjoba në ditë.
Exit News përmbledh raportet policore rreth gjobave të vëna për thyerjen e kufizimit të lëvizjeve.
Në tërësi janë 1 798 gjoba vëna qytetarëve për lëvizje dhe aktivitet përtej orarit dhe rreth 668 të tjerëve u është bllokuar makina dhe hequr patenta për 3 vite.
29-30 mars – 2 770 000 lekë – €22500
- 157 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë
- 1 qytetar që u fut pa leje në spital u gjobit me 500 000 lekë
- 7 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë
- 8 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina
28-29 mars – 2 290 000 lekë – €18600
- 89 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë
- 5 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes në parqe u gjobitën me 20 000 lekë
- 13 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë
- 25 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina
27-28 mars – 3 110 000 lekë – €25000
- 71 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë
- 24 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë
- 34 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina
26-27 mars – 2 420 000 lekë – €19600
- 100 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë
- 6 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes në parqe u gjobitën me 20 000 lekë
- 13 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë
- 45 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina
25-26 mars – 1 460 000 lekë – €12000
- 40 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë
- 3 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes në parqe u gjobitën me 20 000 lekë
- 10 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë
- 33 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina
24-25 mars – 2 250 000 lekë – €18000
- 65 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë
- 1 qytetar që nuk respektoi karantinën u gjobitën me 700 000 lekë
- 9 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë
- 76 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina
23-24 mars – 2 350 000 lekë – €19000
- 85 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë
- 15 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë
- 106 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina
22-23 mars – 2 810 000 lekë – €22845
- 278 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë
- 3 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë
21-22 mars – 5 640 000 lekë – €45850
- 154 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë
- 17 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë
- 1 qytetar që nuk respektoi karantinën u gjobit me 700 000 lekë
20-21 mars – 1 900 000 lekë – €15450
- 190 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë
- 98 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina
19-20 mars – 4 540 000 lekë – €37000
- 234 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë
- 8 pronarë lokalesh që vazhduan aktivitetit përtej kufizimeve u gjobitën me 100 000 lekë
- 2 qytetarë që nuk respektuan karantinën u gjobitën me 700 000 lekë
- 75 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina
18-19 mars – 4 950 000 lekë – €40000
- 165 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë
- 13 pronarë lokalesh që vazhduan aktivitetit përtej kufizimeve u gjobitën me 100 000 lekë
- 1 qytetar që nuk respektoi karantinën u gjobit me 700 000 lekë
- 78 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina
17-18 mars – 1 210 000 lekë – €9800
- 11 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë
- 4 pronarë lokalesh që vazhduan aktivitetin përtej kufizimeve u gjobitën me 100 000 lekë
- 1 pronar call-center për mos-pajisje me masa mbrojtëse u gjobit me 700 000 lekë
- 74 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina
Kufizimi i lëvizjeve është vendosur si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Deri më 20 mars lëvizjet ishin kufizuar në 6 orë – 06:00-10:00; 16:00-18:00.
Më 20 mars kufizimet u kthyen në 8 orë – 05:00-13:00 dhe kufizim total të lëvizjes të dielën. Më 28 mars u vendos kufizimi i daljeve për pazar në vetëm një anëtar për familje.
Në Shqipëri janë diagnostikuar 223 të infektuar me koronavirus, 44 prej të cilëve janë shëruar dhe 11 kanë vdekur.