Policia arrestoi 30 protestues dhe shoqëroi 61 të tjerë në komisiariat menjëherë pas protestës së djeshme të opozitës. Ata akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe pjesëmarrje në tubime.
Sipas të dhënave nga Spitali i Trumës, gjatë protestës janë lënduar 10 policë dhe 3 qytetarë. Ministri i Brendshëm Lleshaj akuzoi protestuesit për lëndimin e policëve. Zoti Lleshaj, gjatë protestës, i bëri disa herë thirrje kryetarit të PD-së Basha dhe qytetarëve të mos përdornin mjete shpërthyese.
Këto akuza i kundërshtoi sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, i cili deklaroi se”asnjë punonjës policie nuk është dhunuar nga protestuesit,” dhe se kjo gjë mund të shikohej në transmetimet e drejtëpërdrejta të protestës. Zoti Bardhi tha se ishte policia ajo që sulmoi protestuesit me gaz lotsjellës, duke lënduar disa prej tyre.