Policia greke ka arrestuar 4 shqiptarë për trafik ndërkombëtar droge.
Sipas të dhënave, policia sekuestroi 773 gramë kokainë. Ajo ishte fshehur në pjesën e pasme të një sobe elektrike, që ishte brenda një parkimi të një ndërmarrje transporti.
Policia ka gjetur në shtëpinë ku jetonin shqiptarët, 10 celularë, një shumë prej 2350 euro, shënime me shkrim të dorës etj.
Kjo është hera e dytë që policia kap sasi të tilla. Më herët polica ka sekuestruar një sasi rreth 1,2 ton kokainë. Kjo sasi do të trafikohej që prej vitit 2018 dhe bisedimet e para ishin zhvilluar në Barcelonë, atje ku porosinë e kishte miratuar një prej drejtuesve, një shqiptar me pseudonimin “Doktori”.