Policia arreston 9 persona

Nga Exit News
Policia arreston 9 persona

Policia ka arrestuar 9 persona gjatë ditës së sotme. Në një njoftim zyrtar, policia tregon se të arrestuarit janë:

I. H., 21 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë një shtetas të mitur 17-vjeçar (maroken).

R. L., 36 vjeç, A. P., 45 vjeç, A. K., 44 vjeç, F. R., 43 vjeç dhe B. H., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetetet në gjendje të dehur.

E. T., 44 vjeç, pasi në Rrugën e Durrësit ka aksidentuar motorin me drejtues shtetasin H. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital.

D. M., 26 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, iu gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

R. T., 22 vjeç pasi u kap duke shitur lëndë narkotike poshtë një pallati në zonën e Laprakës

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>