Policia arreston autorët e dy vrasjeve në Elbasan, zbardh ngjarjen

Nga Exit News
Policia arreston autorët e dy vrasjeve në Elbasan, zbardh ngjarjen

Policia arreston dy autorët e vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit në Elabasan më 29 dhe 20 korrik 2020.  “Autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë Xh. H., 29 vjeç dhe E. H., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan”, njoftoi Policia e Shtetit, të shtunën.

Sipas njoftimit të policisë ngjarjet kanë ndodhur si më poshtë:

Viktima R. R. mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit.

Në afërsi të varrezave, shtetasi E. H. e ka goditur shtetasin R. R., një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit E. R., ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit.

Këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>