Policia arreston Ergys Mërtirin dhe disa aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Nga Exit News
Policia arreston Ergys Mërtirin dhe disa aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Policia arrestoi të shtunën sociologun Ergys Mërtirin, dhe disa aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (AMT). Lajmin e bëri të ditur AMT, përmes një video të postuar në Facebook.

Në video shihet se aktivistët janë ndaluar me dhunë nga policia. Motivet e arrestimit të tyre nuk janë të qarta. Aleanca njofton në Facebook se ndodhen në Komisariatin nr 1, por nuk jep detaje se pse janë arrestuar.

“Policia ka marre me force Tit Seranajn, Ergys Mertirin etj nga aleanca para se te bënin liven e çdombremshem. Jane ne komisaratin numer 1. Kane ushtruar dhune ne komisariat. Pas gjithe sulmeve vjen dhe sulmi drejtperdrejt ndaj fjales ne rruge te qytetareve. Kush te mundet te vije ketu. Nuk ka me gje per te humbur. Policia po arreston njerez se flasin. Policia po rreh njerez. Policia po vret njerëz”, është mesazhi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Policia ka arrestuar edhe Donald Martinin, Gentjan Hasanin dhe Tit Seranajn.

Sipas një dëshmie të avokatit Adriatik Lapaj, janë arrestuar tek Pedonalja.

Ai thotë se ka dëshmitar okular që janë gjuajtur brenda në Komisariat dhe kanë dëmtime në fytyrë.

Lapaj shprehet se nuk lejojnë as avokatët të hyjnë brenda.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>