Policia e Fierit arrestoi të dielën një person pasi shpërndante lëndë narkotike dhe procedoi penalisht dy të tjerë, të cilët dyshohet se ishin blerësit.
Policia njoftoi se i arrestuari është 34-vjeçari Taulant Cani i cili u kap në flagrancë me 210 fara kanabis.
Sipas njoftimit ai dyshohet se do ia shiste shtetasve E.C., 33 vjeç dhe E.B., 34 vjeç të dy banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.