Policia arrestoi sot një shpërndarës të drogërave sintetike në Vlorë. Ai u kap me 100 kokrra ecstasy dhe një sasi të konsiderueshme parashë.
Sipas njoftimit të autoriteteve shpërndarësi ishte një 22-vjeçar me inicialet S.K nga Tirana dhe u arrestua pas askionit të koduar “Drimadha”. Në momentin që u kap, i riu kishte 525 euro dhe 600 mijë lekë, para të cilat mund t’i ketë arkëtuar nga shitja e drogës e llojit ecstasy.
Drogërat sintetike janë lëndë haluçinogjene të ngjashme me narkotikët, por që kanë strukturë të ndryshuar, pasi kryesisht ato bëhen në laboratorë kimik. Ecstasy bëhet kryesisht në formë kokrrash tablete. Ngjyra dhe forma e tyre varjon, ndërsa në rastin e kapur në Vlorë, i riu 22-vjeçar i shpërndante ato në ngjyrë bojqielli dhe në formë kokrre heksagonale.
Tregu i drogërave sintetike është mjaft i përhapur në perëndim pasi ato kushtojnë më lirë se drogërat e forta si heriona apo kokaina. Në Evropë një kokërr ecstasy shitet €3 deri në €16. Sipas raporteve të Europolit, drogërat sintetike janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve ndër përdorues.