Policia arreston organizatorin e trafikut të 38 kilogramëve heroinë në Durrës

Nga Exit News
Policia arreston organizatorin e trafikut të 38 kilogramëve heroinë në Durrës

Policia arrestoi organizatorin e trafikut të 38 kilogramëve heroinë në portin e Durrësit, të kapura në 17 maj.

Pirro Çapi, 55 vjeç u arrestua nga policia këtë mesditë, pasi dyshohet se  posedon këtë sasi heroine.

Më 17 maj, policia kapi 38 kilogramë heroinë në një kamion në Portin e Durrësit. Policia arrestoi shoferin e kamionit, personin me iniciale DH.Z 49 vjeç.

Droga ishte paketuar në 68 pako të fshehura në sediljet e kamionit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>