Policia arrestoi të dielën tre persona pasi po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, kundrejt shpërblimit.
Policia njoftoi se një tjetër është shpallur në kërkim. Personat po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm dhe “nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar”.
Të arrestuarit janë M. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë; K. P., 23 vjeç., banues në Kamëz, Tiranë; B. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Emigrantët kishin paguar 1000 euro me premtimin se do të kalonin drje vendeve të BE.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.