Policia ka ndjekur të dielën sërish të njejtën strategji për të shpërndarë protestuesit.
Forcat Speciale të Policisë kanë bllokuar hyrjen për tek Drejtoria e Policisë, e cila ka qenë një ndër pikat që protestuesit synonin për të qëndruar.
Pasi nuk janë lejuar të hyjnë protestuesit kanë goditur me gurë drejt Policisë.
Pas kësaj Policia i ka shpërndarë protestuesit duke u hedhur gaz lotjsellës dhe ujë me autobote. Po ashtu janë ndaluar disa persona nga policia.
Të shtunën ka nisur protesta e pestë radhazi për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas i janë drejtuar Kryeministirsë duke ecur më pas drejt Drejtorisë së Policisë ku janë përballur me gazin lotjsellës.
Protestuesit kanë bërë thirrje për drejtësi për Klodianin dhe kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.
Në ditën e parë të protestës, ata kërkonin dorëheqjen e minsitrit të brendhsëm Sandër Lleshaj.
Në ditën e pestë kërkesat e tyre janë shtuar. Protestuesit kërkojnë reformim të policisë së shtetit. Ata protestojnë kundër dhunës policore.
Gjatë 5 ditëve protestë, të rinjtë janë përballur me sulmet e policisë ku ka pasur më shumë se 306 të ndaluar mes tyre 117 të mitur.
Protesta është shtrirë në shumë qytete të Shqipërisë. Deri më tani është protestuar në Tiranë, Durrës, Korçë, Fier, Lushnje, Shkodër, Pogradec, Cërrik.