
Policia e Durrësit ka nisur hetimin për kapitenin e një trageti të linjës Bari-Durrës për ndotjen e ujërave detare në portin e Durrësit.
Anija hodhi mbetje pas pastrimit të mjetit lundrues që ai drejton.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.