
Shefi i policimit në komunitet në Drejtorinë e Policisë në Elbasan është infektuar me Covid-19.
Ditët e fundit në këtë drejtori policie janë zbuluar dhe tre të infektuar të tjerë: dy efektivë të rrugores dhe një punonjëse e sallës së pritjes me qytetarët.
Për shkak të numrit të lartë të të infektuarve, Drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan është vetëkarantinuar.
Aktualisht në Elbasan ka 35 të infektuar aktivë.