Nga 18 prilli deri me 2 maj, Policia e Shtetit ka vendosur rreth 324 mijë euro gjoba
Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit deklaron se gjatë dy javëve janë vendosur 4857 gjoba ndaj qytetarëve, që kanë shkelur masat e karantinimit, ndër të cilat:
- 468 qytetarëveiu është hequr leja e qarkullimit dhe ju është bllokuar automjeti .
- 691 drejtues automjetesh janë gjobitur, për shkak se kanë patur më shumë se një person në makinë.
- 3618 qytetarë janë gjobitur me 10 mijë lekë gjobë, për shkak se kanë dalë pa leje të posaçme
- 5 qytetarë janë gjobitur me 20 mijë lekë, për shkak se kanë shkelur rregullat për lëvizjen në park dhe lulishte
- 6 qytetarë janë gjobitur me 700 mijë lekë, për shkak se nuk janë vetkarantinuar, pasi kanë ardhur nga jashtë vendit.
- Janë gjetur 69 lokale të hapura dhe janë gjobitur administratorët e tyre
Nga dita e hënë është liruar lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në qytetet Dibrës, Gjirokastrës, Sarandës, Konispolit, Himarës, Delvinës, Finiqit, Prrenjasit, Pogradecit, Librazhdit dhe Divjakës.