Policia e Tiranës kërkon të rihapet dosja e ’21 janarit’, 10 vite pas protestës

Nga Exit News
Policia e Tiranës kërkon të rihapet dosja e ’21 janarit’, 10 vite pas protestës

Pas 10 viteve nga protesta e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues, Policia e Tiranës i kërkon Prokurorisë së Tiranës që të rihapet dosja.

Burime për BalkanWeb raportojnë se Policia e Tiranës i ka dërguar kërkesën Prokurorisë, një ditë para 10-vjetorit të ngjarjes së rëndë.

Protestat e 21 janarit, gjatë së cilës 4 protestues u vranë nga Garda e Republikës pranë zyrës së Kryeministrit, erdhën pas bërjes publike të një videoje të fshehtë që ngriti akuza për korrupsion ndaj ish-Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Presidentit aktual Ilir Meta.

Kryeministri Rama premtoi në 2013 drejtësi për viktimat por pas zgjedhjeve të atij viti u bashkua në koalicion me Metën dhe formuan qeverinë. Më pas, në vitin 2017, Ilir Meta u bë President.

Për 4 të vrarët në bulevard janë dënuar me një vit burg ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe me tre vjet burg ish-gardistin Agim Llupo, me akuzën fajtor për vrasjen nga pakujdesia.

Qeveria Rama në vitin 2017 vendosi të japë kompensim për familjet e dy prej të vrarëve.

Gjatë këtyre viteve dosja nuk është rihapur ndërsa vazhdimisht ka patur akuza mes palëve politike për përgjegjësinë e vrasjes së protestuesve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>