Policia e Torontos i paguan $12.5 milionë protestuesve pas ndalimit me dhunë 10 vjet më parë

Nga Exit News
Policia e Torontos i paguan $12.5 milionë protestuesve pas ndalimit me dhunë 10 vjet më parë

Rreth 1,100 protestues që u ndaluan pa të drejtë gjatë një samite të G20-ës në Toronto në vitin 2010, do të kompensohen nga policia e shtetit me $12.5 milion pas një procesi gjyqësor në grup.

Sipas marrëveshjes së arritur mes palëve në gjyq, çdo protestues do të marrë nga $5,000  deri në $24,700, në varësi të mënyrës si janë ndaluar nga policia gjatë protestës.

Mijëra protestues udhëtuan drejt Torontos për të protestuar ndaj samitit të G20. Fillimisht protesta ishte paqësore, por një grup njerëzish të maskuar i vunë flakën një makine policie dhe nxitën dhunë.

Policia u përgjigj duke rrethuar mbi 1,000 njerëz, përfshirë edhe protestues paqësorë, gazetarë dhe kryen arrestime masive duke përdorur dhunë.

Shefi i policisë përgjegjës për aksionin asokohe deklaroi se vendosi të bënte arrestime në massë dhe pa dallim, në përpjekje për të ‘marrë qytetin’. Dënimi i tij nga qeveria ishte humbja e 60 ditëve të pushimit të paguar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>