Policia zbuloi armën e përdorur për vrasjen në zonën e ish-Bllokut në Tiranë në tetor 2018, në shtëpinë e pronarit të resortit ‘Adorions Palace’, Eugert Lazaj, i cili vrau veten pak kohë më parë.
Më 4 tetor 2018 pas një përplasje me armë në një lokal në zonën e ish-Bllokut, mbeti i vrarë Fabian Gaxha ndërsa u plagosën Elion Hado dhe Ervis Martinaj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 ku pas një përplasje në një lokal mbeti i vrarë Fabian Gaxha, (28 vjeç), mik i Ervis Martinajt, (36-vjeç), i cili u plagos bashkë me Elion Hadon (28 vjeç).
Prej asaj ngjarjeje prokuroria dhe policia ishin në kërkim të armës së përdorur për vrasjen e Gaxhës.