Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike” Blendi Kasmi u lëndua sot gjatë protestës së opozitës nga policia. Ai u dërgua në spitalin ushtarak ku mori mjekimin e nevojshëm.
“Kuptohet nuk kishim as armë, përveç celularëve që bënim foton. Herën e parë më goditi njëri me shkopa gome, nuk pata çarje për momentin pastaj dikush tjetër që nuk e fiksova dot për shkak të plagës më ka goditur tre herë kokës. Në atë moment humba shikimin dhe s’pashë asgjë tjetër, vetëm se jam tërhequr” — u shpreh Blendi Kasmi në spital.
Videon e plotë të goditjes së gazetarit mund ta shihni këtu.