![policia x x Policia identifikon 25-vjecarin e ekzekutuar në Babicë](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/01/policia-3-1-640x374-640x330-1-1.jpg)
25-vjeçari i vrarë të shtunën në Babicë të Vlorës është Xhuljan Bullari, njoftoi Policia. Ai u ekzekutua me tre plumba në kokë në makinë.
Bullari, në maj 2018 u arrestua nga policia e Fierit për trafik të 3 emigrantëve sirianë, me makinën e tij.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe as autorët.