
Policia italiane konfiskoi të hënën një zarf i drejtuar Papa Françeskut, që përmbante tre plumba pistolete.
Sipas autoriteteve, zarfi u kap në një strukturë të klasifikimit të postës pranë qytetit verior italian të Milanos.
Punonjësit e postës thirrën policinë pasi skanuan zarfin, në qytetin e Peschiera Borromeo-s.
Policia deklaroi për Reuters se zarfi ishte dërguar nga Franca dhe i drejtohej adresës “Papës, Vatikanit, në Sheshin e Shën Pjetrit”.
Vatikani ende nuk ka lëshuar koment mbi ngjarjen.